Durrës, 7 në pranga për kontrabandë
7 persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit për kontrabandë, mes të cilëve edhe 3 doganierë. Operacioni i policisë ka çuar në pranga doganierët Ylli Troplini, Artur Mustafa dhe Klodjan Sullhani mëngjesin e sotëm.
Gjithashtu, në prangat e policisë kanë rënë edhe shtetasit Selman Doci, Laurent Beka, Afrim Meçe, Pëllumb Metollari, të cilët janë punonjës të disa prej subjekteve tregtare në fushën e karburanteve.
Sipas hetimeve të policisë, të arrestuarit bashkëpunonin në kontrabandë mallrash dhe karburanti, ndërsa vijon puna për zbulimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë rrjet. / M. Brunga