E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi në familje, burri vret gruan ditën e festës

 Dita e festës së Kurban Bajramit është shndërruar në një tragjedi për një familje në kryeqytet. Një grua është bërë viktimë e dhunës në familje, pikërisht në ditën që simbolizon dashurinë e mirëkuptimin mes njerëzve.

Ngjarja ka ndodhur te Unaza e Re, ku Edlira Doçi, 35 vjeç, ka mbetur e vdekur pasi i shoqi e ka goditur disa herë me thikë. Motivet e ngjarjes nuk janë sqaruar ende, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Mësohet se autori i krimit, Ismet Hysa, është larguar nga vendngjarja duke marrë me vete edhe të bijën 2 vjeçe.

Policia ka shpallur në kërkim autorin Hysa dhe vijon punën për kapjen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›