E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi, shtyhet për të hënën numërimi i votave për Asamblenë

 Shtyhet për të hënën numërimi i votave për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Shkak për shtyrjen e numërimit është bërë festa e Kurban Bajramit. Procesi i numërimit do të rinisë të hënën në orën 9:00.

1500 delegatët pjesëmarrës në Kongresin e mbajtur një ditë më parë, krahas programit të ri politik, kanë votuar edhe për anëtarët e Asamblesë Kombëtare, nga e cila do të dalë kryesia dhe stafi i ngushtë i kryetarit Rama.

Kutitë me fletët e votimit janë zhvendosur nga Pallati i Kongreseve në selinë e PS, ku do të hapen nesër në orën 9:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›