E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen me drogë, dy në pranga, një në kërkim

Lushnje- Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Arrestimet janë bërë në Lushnje, ku sipas policisë në pranga janë vënë shtetasit Roberton Cerria, 22-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Eduart Xhepexhiu, 31-vjeç, të dy banorë të këtij qytetit.

“Ndalimi i tyre u bë në bazë të informacioneve në rrugë operative për aktivitetin që këta shtetas kryenin”- thanë burimet policore, duke shtuar se gjatë kontrollit që iu bë të arrestuarve, iu gjet një sasi lëndë narkotike e llojit hashash. Më pas, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Klaudio Xhepaxhiu, ku ishte blerë droga, ku gjet një tjetër sasi hashashi dhe sasia droge e përzierës bashkë.

Ky shtetas u shpall në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›