Kapen me kanabis dy ushtare, e shisnin
TIRANE - Dy ushtare te repartit te Zall Herrit, kane rene ne prangat e policise, pasi jane kapur me nje sasi lende narkotike, te llojit kanabis sativa. Burimet zyrtare te Policise se Tiranes kane bere te ditur dje se kane arrestuar Indrit Plakun, 21 vjec dhe Mento Gjuran, 23 vjec. Burimet policore thane se prangosja e tyre eshte bere nga agjentet e seksionit te antidroges se Tiranes, te cilet kishin marre informacione per drogen qe kishin ushtaret. Dy te rinjte jane ushtare ne repartin 1200 ne Zall Herr dhe jane akuzuar per "mbajtje dhe shitje te lendeve narkotike". 21-vjecari Plaku nga Elbasani dhe 23-vjecari Gjura, jane arrestuar dy dite me pare. Te rinjve u jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale, 12,9 grame bime e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Sipas policise, Indrit Plaku, gjate marrjes ne pyetje, ka deklaruar se nuk shiste lende narkotike, por kete e blinte te shoku i tij i arrestuar, Gjura. Po dy dite me pare, nga i njejti seksion i policise, eshte vene ne pranga dhe Andi Kotorri, 23 vjec, lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane. Ketij te fundit pas nje kontrolli te imtesishem i eshte gjetur dhe sekuestruar si prove rreth 3,5 grame bime e dyshuar si lende narkotike, e llojit kanabis sativa. Per te tre te arrestuarit, hetimet jane duke u zhvilluar nga Prokuroria e Tiranes. A. Cena