E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen vrasesit e elektricistit Mitro

TIRANE - Vrasja e Robert Mitron, per nje histori dashurie ne 27 janar te vitit 2004, ka vene ne pranga dy kusherinjte Aliaj, nga qytetit i Fierit. Burimet zyrtare te Policise se Shtetit, bene te ditur gjate dites se djeshme se, dy 28-vjecaret nga Fieri, Fredi dhe Sokol Aliaj te shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje, jane arrestuar ne Holande. Prangosja e tyre eshte bere me qellim sjelljen ne vendin tone, ku jane te denuar. Policia tha se, zyra e Interpol Tiranes, eshte njoftuar se te arrestuarit jane Fredi dhe Sokol Aliaj nga Fieri. Arrestimi i tyre eshte bere ne saje te hetimeve dhe shkembimit te informacionit ndermjet Interpol Tiranes dhe Interpol Amsterdamit. Dy kusherinjte jane te denuar me 23 vjet per Fredi Aliajn e 20 vjet burg per Sokol Aliaj, per vrasjen e Mitros, ne 7 maj te vitit 2004. Ata jane denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda dhe vendimet jane lene ne fuqi dhe nga Apeli.

Historia

Mengjesi i 27 janarit te kater viteve me pare, policia e Durresit gjeti ne bagazhin e nje makine trupin e pajete te 37-vjecarit fierak, Robert Mitro. Makina tip "Benz" pa targa, ishte parkuar para nje godine, shume afer bregdetit. Policia tha se, viktima kishte gjetur vdekjen nga goditja me mjete te forta, me pas ishte mbeshtjelle me nje batanije dhe ishte vendosur ne bagazh. Hetimet identifikuan Ismet Boricin, 27 vjec, po nga Fieri, si autor te ekzekutimit te Mitros me profesion elektricist dhe hidraulik. Por nga menyra e kryerjes se krimit, u arrit ne konkluzionin se Borici nuk ishte i vetem, por kishte dhe bashkepunetore. Dy vellezerit Fredi dhe Sokol Aliaj dhe Platon Pepa u vune se shpejti nen akuze. Pas shume hetimesh, perfaqesuesit e organit te akuzes per Krime te Renda, derguan per gjykim dosjen penale ne ngarkim te kater te pandehurve, tre prej te cileve u gjykuan ne mungese. Ne banken e te akuzuarve ka qene vetem Platon Pepa, i cili u arrestua ne prill te vitit 2006 ne aeroportin e Rinasit, si i dyshuar per bashkepunim ne vrasje.

Motivi

Hetimet e prokurorise kane vertetuar se krimi eshte kryer per motive te dobeta. Viktima Robert Mitro, nga Fieri, i martuar, kishte lidhje me nje 18-vjecare, qe ishte kusherira e te pandehurit Ismet Borici. Pikerisht me 27 janar te 4 viteve me pare, Borici e ka telefonuar Mitron, i cili ishte duke bere punime hidraulike ne nje pallat ne Durres qe i perkiste dajes se vajzes dhe ka kerkuar te sqarohet. Takimi eshte lene pikerisht ne katin e peste te pallatit qe ndodhej ne breg te detit. Pas nje debati mes viktimes dhe autorit, ky i fundit e ka qelluar me mjete te forta derisa Mitro ka gjetur vdekjen. Sipas prokurorise, me pas ne bashkepunim me Fredi Aliajn, Sokol Aliajn dhe Platon Pepen, e ka mbeshtjelle me batanije dhe e ka fshehur ne bagazhin e makines, derisa eshte zbuluar nga policia.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›