E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik droge me "Ndrangheta-n"

Artan Cena

KOZENCA - Super operacion i policise italiane, qe ka cuar ne pranga dhe ka shpallur ne kerkim 20 persona. "Shkoder" eshte koduar operacioni qe ka shkaterruar nje organizate te trafikut te droges, nga Shqiperia ne Itali, ku dhe shitej. Ne mes te emrave te bere te ditur nga policia italiane, si pjesetare te ketij rrjeti eshte dhe emri i kengetares se njohur shqiptare, Liljana Kondakci. Policia tha se, rrjeti drejtohej nga "Ndrangheta". Por gjate nje komunikimi me nje media, kengetarja ka mohuar te jete arrestuar apo te beje pjese ne kete trafik. Liljana Kondakci ka reaguar per nje media ne Tirane, direkt pas lajmit te mediave italiane se "per kengetaren shqiptare eshte prere nje flete-arresti pasi eshte e implikuar ne nje bande droge italo-shqiptare,". Kondakci ka deklaruar se "une gjendem ne Tirane dhe nuk jam e ndaluar per droge". Me tej ka shtuar se "nuk kam probleme me drejtesine italiane". Por ndryshe raportojne mediat e huaja dhe konkretisht agjencia e lajmeve italiane "Opera-Oggi", ne ueb-in e saj www.opera-oggi.it ne shkrimin me titull "Droga: Liljana, ylli i muzikes lirike, nje karriere". Po keshtu lajmi vazhdon me, "nje bande droge italo- shqiptare me 24 persona u kap sot". Po ky lajme u dha edhe nga agjencia shteterore e lajmeve italiane "Ansa" si dhe nga gazeta prestigjoze "La Reppubblica". "51-vjece dhe me ze te mrekullueshem". Keshtu e cileson media italiane kengetaren Liljana Kondakci, pjese e bandes italo-shqiptare, te goditur mengjesin e djeshem ne Kalabri, ne kuader te nje operacioni te koduar "Skoder" ( Shkoder). Sipas mediave italiane, qe i referohen policise dhe operacionit me te fundit te Guardia di Financa, kengetarja njihej me emrin "la mamma", dhe vleresohet si nje stare ne Shqiperi.

Ne oret e para te mengjesit te djeshem per ate, ashtu si per 20 persona te tjere, eshte leshuar nje urdher arresti. Akuza eshte per pjesemarrje ne nje organizate nderkombetare te trafikut te droges. "Kengetarja e muzikes se lehte mes me te njohurave ne vendin e saj, ka gezuar per shume kohe mirenjohjen e shume fansave. Por ne majin e shkuar, ajo u bllokua ne stacionin e Sibari ne Cassano Ionio. Vinte nga Shqiperia permes Barit dhe kishte me vete 3.3 kg heroine. Ne Shqiperia fale popullaritet te saj i kishte shpetuar kontrollit, por u zbulua ne Itali nga Guardia di Finanzia"- citojne mediat italiane. Policia italiane arrestoi 20 persona, mes tyre 9 shqiptare dhe shoqeroi shume te tjere, te akuzuar si pjese e nje bande qe merrej me trafikun e droges. Banda bashkepunonte me organizaten mafioze "Ndrangheta". Hetimet e para kane treguar se keta persona sillnin lendet narkotike nga Shqiperia dhe i shperndanin me pas ne zona te ndryshme te Italise. Sipas shtypit italian, qe i referohet te dhenave te policise, pjese e kesaj bande jane shqiptare dhe rumune.

Te arrestuarit gjate operacionit

Luigi Pasquale Bloise, 24 vjec nga Kozenca

Domenico Franze, 46 vjec, nga Vibo Valentia

Liljana Kondakci, 56 vjece, ose "mama", ose "kengetarja"

Bashkim Kubazecaj, 32 vjec, shqiptar, "flokegjati"

Luan Kubazecaj, 35 vjec, shqiptar, "ai i Las Vegasit"

Nikolaos Liarakos, 32 vjece, grek, i quajtur "Nikolas"

Saverio Magliari, 54 vjec nga Kozenca, i quajtur "Gjyshi", kreu

Alberto Mesiti, 28 vjec, shqiptar i quajtur "Marko"

Elvis Metvelaj, 24 vjec, shqiptar i quajtur "Majmun", ose "Nipi"

Roco Mario Napoli, 42 vjec, nga Kozenca

Gianluca Presta, 30 vjec, i quajtur "I madhi"

Rodon Rexhepi, 27 vjec, shqiptar

Pasquale Santagada, 56 vjec,

Piergiorgio Siciliano, 26 vjec, nga Kozenca

Fisnik Smajlaj, 35 vjec, shqiptar, "tullaci"

Samir Ujkaj, 33 vjec, shqiptar

Gentian Ulqini, 35 vjec, i quajtur "Astrit"

Salvatore Vitale, 22 vjec, nga Trebisace

Gentjan Hamzaraj, 30 vjec, shqiptar

Vincenzo Cosentino, 31 vjec, nga Kasano Jonio

20 persona

Jane vene ne pranga dhe shpallur ne kerkim, pasi ishin pjese e ketij rrjeti qe sipas te dhenave te policise italiane, e kishte bazen ne Kalabri nderkohe qe furnizimi me droge, vinte nga familja Smajli nga Shkodra.

6 komisariate

Kane marre pjese ne operacionin e koduar "Skoder" (Shkoder), ne bashkepunim me policite e Cosenza, Vibo Valentia, Napoli, Roma, Perugia e Firenze. Organizata udhehiqej nga Saverio Magliari, 54-vjec.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›