E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat e Al Kadi-se ne sekuestro nga Financa

Tirane- Vetem nje jave ne raportin e OKB-se behej me dije se i shumekerkuari nga vendi yne Yassin Al Kadi, ishte nje nder personat qe kishin financuar terrorizmin. Dje ne procesin gjyqesor ne ngarkim te administratorit te Al Kadise, Hamzeh Abu Rrayan ka deshmuar, ish drejtori i Pergjithshem i Tatimeve Alfred Prifti, mbi sekuestrimet e pronave te tij. Gjate deklarimit te tij ish kreu i tatimeve ka bere me dije para kryesuesit te trupit gjykues Sander Simoni, urdhrat qe ka zbatuar gjate kohes qe ai ishte ne detyre, mbi sekuestrimet e bera ndaj nje prej te shumekerkuarve ne vendin tone Yassin Al Kadi. Nje nga urdhrat e zbatuara nga ana e ish drejtorit Prifi, ka qene ai i dhene mbi sekuestrimin e shoqerise "Lloxhall" sh.p.k "Ka qene nje urdher i ministrise se Financave per bllokimin e pasurise dhe aseteve te shoqerise "Loxhall". Ne baze te urdhrit te marre, une kam bere bllokimin e prones dhe njoftimin e Agjencine se Sekuestrimit te pronave dhe Drejtorine e Luftes kunder pastrimit te parave", ka sqaruar dje para gjykates deshmitari i thirrur nga ana e pales mbrojtese. Ky deshmitar ka qene nje nder deshmitaret e shumte qe kjo gjykate ka thirrur ne emer te mbrojtjes. Trupi gjykues i kryesuar nga Sander Simoni pas deshmise se ish kreut te tatimeve ka shtyre seancen per nje date tjere per te pasur nje tjeter deshmitare nga te cilet disa nuk jane paraqitur. Ne seancat e meparshme ne procesin gjyqesor ne ngarkim te Abu Rrayanit kane deshmuar punonjes te Ministrise se financave. Akuza qe eshte ngritur per administratorin jordanez eshte "fshehja e fondeve per financim terrorizmi". Sipas Prokurorise, behet fjale per 19 troje dhe sipermarrje te tjera te dhena me qira ne kryeqytetin e Shqiperise. Hetimet per kete rast kane filluar pas nje denoncimi te bere nga Drejtoria Kunder Pastrimit te Parave ne Ministrine e Financave. Kjo e fundit ka marre informacionet e para per veprimtarine e Hamzeh Abu Rayyan dhe me pas i ka percjelle ato ne Prokurori per hetime te metejshme. I pandehuri nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Ndersa ka tentuar disa here qe te konfirmoje adresen e sauditit Al Kadi qe te deshmoje ne seance me ane te videokonferences. Shqiperia e ka futur sauditin Al Kadi ne listen e personave qe kane lidhje me organizaten terroriste, si dhe e kane akuzuar per financim te saje nga te ardhurat qe ka fituar nga bizneset e ngritura ne Shqiperi, perfshi edhe dy kullat binjake. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›