Kapet Tare, i denuar me 6.5 vjet burg ne Itali
Berat- Eshte arrestuar ne banesen e tij ne qytetin e Beratit, Artan Tare (Boce). Ai ishte i denuar nga policia italiane me 6.5 vjet burg dhe 20 mije euro gjobe. Policia e Beratit beri te ditur dje, se ky person eshte denuar si anetar i nje organizate kriminale ne Itali. I kishte shpetuar policise italiane por ka rene ne prangat e asaj shqiptare. Tare eshte arrestuar rreth ores 18:00, te dites se djeshme ne Berat. Ai e ka marre denimin ne shtetin fqinj por nuk e ka vuajtur ate. Keshtu eshte shpallur si person ne kerkim nga Interpoli italian. Mesohet se ai eshte denuar ne mungese per vepren penale te trafikut nderkombetar te droges. Tashme, shtetasi Artan Tare do te vuajne denimin ne Shqiperi ,ku perpos viteve te burgut do te detyrohet te derdhe edhe shumen e parave qe eshte gjobitur.
E. H
E. H