E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 10 kg drogë, shkonte drejt Greqisë

Marijuane e sekuestruar / Foto arkiv

10 kg marijuanë që po transportoheshin drejt Greqisë janë sekuestruar mbëmjen e kaluar në një autobus të linjës Tiranë-Tripoli. Lënda narkotike është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në autobus në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Policia ka zbuluar se lënda narkotike ishte në fakt një porosi, e cila po dërgohej drejt shtetit fqinj, ku do të pritej nga një person i paidentifikuar.

Hetimet e punonjësve të sektorit antidrogë në policinë e Gjirokastër kanë zbardhur identitetin e personit që e kishte vënë në autobus lëndën narkotike dhe po punojnë për kapjen e tij.  / Entela Bani

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›