E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet 13 vjecari me kallash

Elbasan- Policia e Elbasanit mori nen hetim ne gjendje te lire nje te mitur qe u kap me nje automatik tip "Kallashnikov". A. Xhaferri, 13-vjec, banues ne Rrase te Belshit, dyshohet se ka gjetur dhe fshehur armen automatike. Burime zyrtare thane se gjate nje kontrolli te kryer ne kete zone, pas informacioneve te marra, agjentet zbuluan edhe armen e fshehur pak metra larg shtepise se tij, ne nje objekt te braktisur. Ndaj te miturit eshte ngritur akuza e "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Ende nuk dihen motivet se perse 13-vjecari mbante te fshehur armen, ndersa ka thene se e ka gjetur te hedhur ne nje perrua larg fshatit te tij. Ai nuk u ka treguar gje prinderve, por me pas eshte zbuluar nga shoket qe treguan policise.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›