E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku ne France, pranga shqiptares

Torino- Trafiku i femrave per qellime prostitucioni con ne pranga nje emigrante shqiptare ne Itali. Policia e Torinos ka ndaluar diten e djeshme me kerkese te kolegeve franceze 26-vjecaren Marika Bano, nen akuzen e trafikut te qenieve njerezore dhe shfrytezim prostitucioni. Arrestimi eshte bere nga rajoni i Alesandrise, ndersa Bano eshte evidentuar kohet e fundit ne Karbonara Skrivia ne Tortoneze. Sipas medieve te vendit fqinj qe iu referuan policise, shqiptarja do te dale para nje gjykate te Apelit ne Torino, ku do te vleresohet kerkesa per ekstradim ne France. Vitin e kaluar, policia kishte bere hetime per te zbuluar anetaret e nje organizate te perbere nga shqiptare qe trafikonin vajza te reja deri ne France. Aty ato merreshin ne dorezim nga persona te tjere qe i shfrytezonin per prostitucion ne te dy vendet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›