Toti i paafte para 11-metrave? Ne Itali debatojne
Kapiteni i Romes, Francesko Toti, ka folur per deshtimin e tij nga pika e bardhe ne serine e fundit te rregullt te penalltive ne ndeshjen per Superkupen e Italise ndaj Interit, duke thene se kur erdhi momenti i penalltise iu rikujtua ndeshja me Australine ne Kupen e Botes ne vitin 2006. Toti hyri ne loje ne minuten e 86-te, ne vend te Perrotes se lenduar, duke shenuar keshtu minutat e pare ne fushen e gjelber pas demtimit te rende ne prill te ketij viti. Ndeshja ne ato momente ishte ne shifrat e barabarta 2:2. Ne serine e rregullt te penalltive, Dejan Stankovic i Interit ishte i pasakte nga pika e bardhe dhe ne kete menyre Toti kishte mundesine qe ne gjuajtjen e peste (te fundit te serise se rregullt te penalltive) t'ia dhuronte Romes trofeun. Megjithate, 31-vjecari nuk arriti te coje topin ne rrjete, duke i dhene mundesine zikalterve qe me pas te arrijne deri te trofeu. "Gjithcka me dukej sikur ne Boterorin 2006 ne ndeshjen kunder Australise. Edhe atehere hyra ne loje si zevendesues dhe mu dha rasti qe nga pika e bardhe te percaktoje fituesin e ndeshjes. Dukej sikur gjithcka ishte e shkruar qe me pare, si ne film", ka theksuar Toti. Ne fakt ne 1/8 e finales se Boterorit 2006, Toti ishte i sakte nga pika e bardhe ne minuten e 90-te ne duel me Australine, duke i mundesuar skuadres se tij qe te ec perpara drejt finales. Megjithate kete here fati nuk ishte me te, pasi portieri i Interit, Sezar nuk e lejoje topin te hyje ne rrjete. "Nuk arrita te perqendrohem, mendova ne mijera gjera dhe pyeta veten nese duhej ta ndryshoja kendin ne te cilin gjuaj zakonisht nga pika e bardhe. Pa dyshim eshte nje dem i madh qe nuk e realizova kete penallti, pasi kam pasur te gatshme mijera falenderime dhe nje feste te papare", ka perfunduar Toti. Por tashme duket se fakti qe nje prej lojtareve me te mire italiane te dekades se fundit, Francesko Toti, ka hapur nje varg polemikash ne Itali pasi nuk arrin te jete i sukseshsem nga pika e bardhe e penalltise. Kapiteni i Romes nuk deshton per here te pare, pasi dhe ne sezonin e kaluar ka shperdoruar disa raste per shenim nga 11-metrat, duke bere te perfliten aftesite e tij si golashenues.
Merzia
Kapiteni i Romes, Francesko Toti ka qene vertet i deshperuar pasi humbi Superkupen e Italise me penallti ndaj Interit. Kjo ishte Superkupa e radhes qe Roma i dorezoi zikalterve te Milanos pas asaj te sezonit te kaluar.
Merzia
Kapiteni i Romes, Francesko Toti ka qene vertet i deshperuar pasi humbi Superkupen e Italise me penallti ndaj Interit. Kjo ishte Superkupa e radhes qe Roma i dorezoi zikalterve te Milanos pas asaj te sezonit te kaluar.