E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet 2 kg hashash pranga poseduesit

Policia e Tiranes ka bere te mundur sekuestrimin e 2 kg e 231 grameve droge dhe ka arrestuar poseduesin e saj. Burime nga policia e Tiranes bejne me dije se pas nje hetimi 1 mujor eshte bere e mundur arrestimi ne flagrance i shtetasit Fatjon Spahiu 27 vjec.

Arrestimi ne flagrance i tij u be ne Bulevardin Bajram Curri ne afersi te shkolles Teknologjike ne Tirane dhe pas nje kontrolli te imtesishem te ushtruar ndaj tij iu gjeten dhe ju bllokuan ne cilesine e proves materiale 2 kg e 231 gram lende narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva sasi e cila ishte e ndare ne pako 1 kilogramshe.

Nga hetimet paraprake te policise mesohet se ky shtetas e realizonte shitjen dhe shperndarjen e lendeve narkotike me qellim shperndarjen e saj ne tregun e brendshem ne Tirane kryesisht ne zonat Alliasit Kinostudio etj.

Nderkohe materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale te Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›