E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentativa e grabitjes lihen ne burg dy autoret

Burg pa afat ka vendosur gjykata e Tiranes per dy te arrestuarit qe tentuan te grabisin banken Intesa San Paolo nepermjet nje tuneli. Gjyqtarja ka rikthyer serisht ne qeli Taulant Troplinin si dhe Tahir Belegun me mase sigurie burg pa afat.

Gjate seances se mases Belegu ka pohuar se gropa qe ishte e hapur ne ambientin qe kishe marre me qera prapa bankes do ti sherbente per te vendosur nje kasaforte pasi ai ishte biznesmen dhe do te vendoste parate qe me pas do ti perdorte per ndertimin e nje pallati ne Durres ku kishte marre edhe lejen e ndertimit.

Ndersa avokati i shokut te tij i te pandehurit tjeter Taulant Troplini ka paraqitur ne gjykate nje raport ne te cilin tregonte se klienti i tij kishte probleme mendore. Por ky raport i cili mbante shenim vitin 2006 nuk i ka sherbyer pasi nuk eshte pranuar nga gjyqtarja e cila me pas ka vendosur masen e sigurise burg pa afat per dy grabitesit e bankes te mbetur ne tentative.

Nderkohe qe policia dhe prokuroria po hetojne dhe po punojne edhe per arrestimin e nje tjeter personi i cili tashme eshte identifikuar ku se bashku me dy te arrestuarit kishin planifikuar hapjen e nje tuneli i cili do ti ndihmonte per vjedhjen e bankes Instesa San Paolo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›