Ekstradohet nga SHBA-ja i kerkuari per vrasje

Interpol Tirana ne bashkepunim me interpol Uashingtonin ka bere te mundur ekstradimin nga SHBA-ja drejt vendit tone te nje shtetasi te denuar per vrasje. Keshtu eshte ekstraduar nga SHBA-ja shtetasi Leke Suka 41 vjec pasi ky i fundit ishte denuar me 16 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder per kryerjen e vepres penale te Vrasjes me dashje ne bashkepunim.
Ngjarja ka ndodhur ne 13 shkurt te vitit 1994 ne fshatin Boric i Vogel Malesi e Madhe te rrethit Shkoder ku shtetasi Leke Suka dhe vellai i tij Pellumb Suka kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te shtetasit Gjon Mici dhe motres se tyre Gjelina Lulashi duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.
Ngjarja ka ndodhur ne mesdite ndersa dy viktimat po ktheheshin nga nje vizite tek nje i njohur i tyre. Shtetasit Leke dhe Pellumb Suka te cilet i kane zene prite dy viktimave kane qelluar ne drejtim te tyre me arme zjarri.
Viktima Mici i cili ishte i martuar dhe kishte tre femije kishte disa muaj qe bashkejetonte me motren e autoreve te krimit viktimen Gjelina Lulashi se ciles i kishte premtuar se do te divorcohej me bashkeshorten e do te martohej me te. Ky fakt nuk eshte pranuar nga te dy familjet dhe cdo tentative e tyre per tu pajtuar ka deshtuar.
Nderkohe ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas ky shtetas i eshte dorezuar perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.