Vetëvritet ish-kampionia botërore e xhudos

Fituesja e medaljes së argjendtë në xhudo në Athinë 2004 dhe një ish-kampione bote, austriakia Claudia Heill ndërroi jetë pasi u hodh nga banesa e saj në katin e gjashtë në Vjenë.
Asnjë shënim vetëvrasës nuk është gjetur nga policia, por nuk janë zbuluar rrethana të dyshimta, prandaj ngjarja po trajtohet si një vetëvrasje.
29-vjeçarja Heill fitoi një medalje të argjendtë në xhudo në peshën nën 63 kilogramë, në Olimpiadën e Athinës, në vitin 2004 dhe përfundoi e pesta në Pekin 2008.
Gjithashtu ish-kampionja e botës, Heill kishte hequr dorë nga sporti dy vjet më parë dhe i ishte dedikuar formimit të sportisteve të reja austriake.
“U takuam pak orë përpara se të ndodhte ngjarja. Ajo dukej në humor të mirë dhe askush nuk mund të kishte parashikuar këtë akt të palogjikshëm. Besoj se jeta e saj ishte boshatisur që prej largimit nga sporti”, deklaroi i tronditur ish-trajneri i saj Hubert Rohrauer.