Kapet Lamaj, miku i Jaho Mulosmanit
Vlore- Njeriu qe i vuri ne dispozicion makinen Jaho Mulosmanit per te kryer ekzekutimin e deputetit demokrat Azem Hajdari, me 12 shtator 1998, eshte prangosur diten e djeshme ne qytetin bregdetar te Vlores. Motivi i ndalimit nuk ka qene perfshirja indirekt e Ferdinant Lamajt, 45 vjec ne krimin e shekullit, por nje urdher arresti nderkombetar qe qarkullonte i leshuar nga drejtesia italiane. Ndersa fshihej ne qytetin e Vlores prej disa muajsh, 45 vjecari i lindur ne Fier dhe banues ne Tirane, ishte denuar me 13 vjet e 9 muaj burg per trafik droge dhe shfrytezim prostitucioni, ndersa dyshohej si pjese e nje organizate kriminale ku kishte kryer tentativa vrasjeje. Lajmin e konfirmuan diten e djeshme burime zyrtare te policise se Vlores dhe te Fierit, ndersa urdhri per ndalim eshte leshuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Mesohet se Lamaj eshte lokalizuar i fshehur ne nje banese ne lagjen "Hajro Cakeri" dhe me pas e kane izoluar ne paraburgimin e komisariatit, ne pritje te veprimeve te metejshme, nese drejtesia italiane do te kerkoje ekstradimin.
Emri i Ferdinant Lamajt figuron edhe ne dosjen e bujshme "Azem Hajdari". Nuk ka qene pjese e grupit sipas hetimeve te kryera, por ka pasur lidhje me te akuzuarin kryesor, Jaho Mulosmani (Salihi), i denuar me burg perjete. Lamaj i ka dhene diten e ngjarjes, makinen e tij tip "Benz", me targa VL0646B, Mulosmanit, ndersa eshte shprehur se nuk ka ditur asgje per kete krim dhe qellimet. "...I pandehuri Jaho Mulosmani ka arritur te siguroje edhe automjetin tip "Benz Mercedes", me targe VL 06 46 B, prone e shtetasit Ferdinand Lamaj, i cili me pas u perdor nga autoret e vrasjes si nje automjetet per te shkuar dhe per t'u larguar nga vendi i ngjarjes", thuhet ne dosjen e prokurorise per kete ngjarje.
Xh.Beharaj/O.Hila
Denimi
Policia e Fierit deklaroi dje per gazeten se "Ferdinad Lamaj ka qene i denuar ne Itali me 13 vjet e 9 muaj burg, per trafik lendesh narkotike dhe shfrytezim prostitucioni". Pikerisht per llogari te vendit fqinj eshte bere ndalimi i 45 vjecarit te kerkuar prej mese dy vitesh, ndersa pritet per fatin e ekstradimit te tij.
Drejtesia italiane nuk njeh vetem Ferdinant Lamajn si kontingjent kriminal dhe pjesemarrje ne organizata trafiqesh. Mesohet se po ne kete vend gjendet i izoluar ne burg dhe i denuar vellai i 45 vjecarit nga Fieri. Behet e ditur se akuzat jane po te njejta, ndersa nuk percaktohen vitet e denimit.
Ekzekutimi i deputetit Azem Hajdari
Ne vrasjen e deputetit te Partise Demokratike, Azem Hajdari, me 12 shtator te vitit 1998, prokuroria zbuloi gjate hetimeve nje liste te gjate emrash te perfshire direkt apo indirekt ne kete krim. Ne dosje permendet edhe emri i te ndaluarit te djeshem, Ferdinant Lamajt, per te cilin eshte deklaruar se i ka dhene makinen Jaho Mulosmanit (Salihit). Prokuroria akuzoi ne procesin gjyqesor si organizatore dhe ekzekutore te pandehurit Jaho Mulosmani, Isamedin Haxhia, Izet Haxhia, Fatmir Haklaj, Halil Haklaj, Naim Cangu dhe persona te tjere qe u hetuan per mese pese vjet dhe disa prej tyre kane vdekur.