E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku, 200 euro per operacion

Artan Cena

Tirane - Per cdo operacion qe kryente, merrte nga 20 deri ne 25 mije leke, por diten e djeshme shefi i klinikes se Spitalit te Burgut, njekohesisht dhe mjek ne spitalin numer 2, eshte zbuluar. Ka qene nje denoncim i ardhur tek uniformat blu, se Ardian Nelaj merrte ryshfet, qe ka nisur hetimet ndaj tij. Kane qene efektivet e sektorit Kunder Krimit Financiar te Policise se Tiranes, qe ne bashkepunim me njesine e Task - Forces te prokurorise kane perdorur metodat speciale, ato te pergjimit dhe vezhgimit, per te vene ne pranga 38-vjecarin Nelaj, qe ishte akuzuar per mitmarrje.

Ryshfeti

Parate qe merrte per operacionet, nuk e kane shpetuar mjekun Nelaj, nga prangat e policise. Keta te fundit kane ngritur akuzen e "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike". Shefi i Klinikes se Spitalit te Burgut ne Tirane, Ardian Nelaj, njekohesisht dhe kirurg ne spitalin numer 2, bente operacione karshi ryshfetit qe merrte nga pacientet. Ky eshte rasti i dyte kur nje kirurg arrestohet, pas kirurgun Kastriot Dautaj qe u ndalua tre muaj me pare per te njejten akuze. Gjate mesdites se djeshme, Policia e Tiranes ka bere ndalimin e 38-vjecarit Ardian Nelaj, me profesion mjek kirurg. Ai mbante dy detyra njekohesisht, ate te shefit te Klinikes se Spitalit te Burgut ne Tirane, dhe kirurg ne spitalin numer 2. Ne keto ambiente ai dyshohet se perfitonte para ne menyre te paligjshme per operacionet. Doktori, sipas hetimeve te bera nga policia, u kerkonte pacienteve 20 deri ne 25 mije leke per nje nderhyrje. Pikerisht per kete gje ka rene dhe ne pranga. Burimet policore thane se, operacionet ai i kryente ne sallen e urgjences se spitalit numer 2 ne Qendren Spitalore "Nene Tereza", ne Tirane.

Operacioni

Arrestimi i Ardian Nelajt, eshte bere ne kuader te operacionit policor "Standardi i Garantuar", i organizuar nga efektivet e seksionit Kunder Korrupsionit ne bashkepunim me njesine e Task-Forces ne Prokurorine e Tiranes. Nga pergjimet rezultoi se i lartpermenduri u kerkonte ryshfet te afermve te pacienteve, ne shuma qe varionin deri ne 25 mije leke per nje operacion. Si prova materiale jane sekuestruar shumat e parave, 545 mije leke, 760 Euro dhe 100 dollare.

Pacientet, krize besimi ndaj mjekeve

Tirane - "Reformimi i thelle i sistemit shendetesor me reforma jo gjysmake, por te studiuara dhe te hartuara me pergjegjesi, largpamesi e profesionalizem, jane zgjidhja e vetme per daljen nga kriza e besimit mjek-pacient". Keshtu eshte shprehur dje kryetari i Urdhrit te Mjekut shqiptar, Dine Abazaj, gjate prezantimit te raportit "Kriza e besimit dhe dhuna kunder mjekeve" ne mjediset e hotel "Tirana International". "Ka nje krize besimi ndaj sherbimeve shendetesore ne teresi dhe ndaj profesionisteve te ketij sistemi, ku vendin kryesor dhe te rendesishem e zene mjeket", tha Abazaj. Ai shtoi se qellimi i analizimit dhe prezantimit te ketij raporti eshte nxjerrja e pergjegjesive per kete, si dhe te mund te parashikojme dhe te evidentojme disa orientime e detyra per t'iu kthyer normalitetit, qe ne rastin konkret do te ishte zbutja e krizes dhe dalja prej saj. Si nje nder fushat ku duhet te nderhyhet per kete qellim, Abazaj permendi fuqizimin e sigurimeve shendetesore dhe perfshirja ne kete skeme te te gjithe sherbimeve te sistemit.

Ligji

"Kerkimi i drejtperdrejte ose terthorazi i cdo lloj perfitimi te parregullt ose nje premtimi, per vete ose per persona te tjere, pranimi i nje oferte a premtimi qe vjen nga perfitimi i parregullt nga personi qe ushtron funksione publike, per te kryer ose mos kryer nje veprim, denohet me burg nga 2 -8 vjet ose gjobe nga 500 mije deri ne 3 milione leke".

Precedenti

Arrestimi me 500 mije leke ne xhep i pedagogut Dautaj, nuk eshte e vetmja prove qe Prokuroria ka kunder tij. Ne Prokurorine e Tiranes u depozituan kater kallezime nga persona te ndryshem, te cilet akuzuan Dautaj per mitmarrje. Ai hetohet ne gjendje te lire, pasi u liruar nga Gjykata e Apelit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›