Kapet anija me 1.5 tonë kokainë, mes të arrestuarëve edhe 13 shqiptarë

Një ish-anije e rojës bregdetare u zbulua nga policia duke transportuar një ngarkesë prej 1.5 tonë kokainë me vlerë 375 milionë paund. Anija është bllokuar në brigjet e Spanjës dhe besohet se shumica e drogës vinte nga Kolumbia. Në anije janë arrestuar rreth 150 persona, që po udhëtonin për në Spanjë. Mes të arrestuarve janë edhe 13 shqiptarë dhe disa të tjerë nga Kosova që jetojnë në Britani.
Dedektivët thonë se kjo është ngarkesa më e madhe e drogës e cila është bllokuar ndonjëherë. Rrjeti besohet se përbëhet nga kriminelë me përvojë dhe ka një shtrirje nga Londra e Spanja në Karaibe dhe Kolumbi.