E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, makina bie në kanal, vdes shoferi

LEZHë- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme. Një makinë tip fuoristradë ka përfunduar në një kanal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zejman të Lezhës, ndërsa në momentin e aksidentit në makinë mësohej se ndodhej vetëm shoferi, i cili ka humbur jetën si pasojë e mbytjes. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për të nxjerrë mjetin nga kanali. Deri në këto momente nuk është identifikuar ende viktima. Si shkak i rënies së makinës në kanal, ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën udhëtonte drejtuesi i fuoristradës.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›