E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentët e futbollit dhe drejtësia të arrestuar dhe të vrarë, historitë e biznesmenëve

Kanë qenë pjesë e rëndësishme të futbollit shqiptarë. Por topi këtë herë rrotulluar nga ana e tyre por nga ana e drejtësisë shqiptare. Kështu presidentët e klubeve të futbollit kanë përfunduar pas hekurave për akzua të ndryshme, si evazion fiskal, mospagim taksash, trafik droge, por edhe kanë qenë viktima të atentateve.
Një histori kjo ndryshe e futbollit shqiptar. Kështu nis ana e errët e drejtusve të futbollit që në 1997
ku Pëllumb Xhaferri, presidenti i Lushnjës u akuzua dhe burgos në vitin 1997 për ndërtim të firmave piramidale dhe mashtrim me shuma të mëdha parash. Ai u dënuan nga 8 deri në 10 vjet burg.
Edhe egjiptiani El Sajed, i cili ishte presidenti i klubit të futbollit të Tiranës për 5 vjet rresht, nga viti 1999 deri në vitin 2004, nuk i shpëtoi dot problemeve me drejtësinë. Në kohën kur ai ishte ende president i "Tiranës", policia zbuloi pas disa denoncimesh se El Sajed ishte i përfshirë në afera korruptive dhe falsifikim dokumentesh.
Më pas Mihal Delijorgji, presidenti i Dinamos u arrestuar në prill të vitit 2004. Ai akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe për evazion fiskal, akuza këto që nuk u provuan dhe Delijorgji la shumë shpejt qelinë e burgut. Emri i tij u bë sërish publik më 15 mars të 2008 në tragjedinë e Gërdecit.
Edhe Albert Xhani u arrestua më 29 maj 2004, pas një vendimi të marrë nga gjykata. Presidenti i Partizanit akuzohej për tjetërsim pasurie. Xhani u akuzua edhe për shpërdorim detyre, akuzë kjo që nuk u qartësua pasi Xhani nuk mbante detyra shtetërore.
Nëdrsa Policia e antidrogës arrestoi të mërkurën, 24 dhjetor 2008 presidentin e Elbasanit, Arben Laze dhe vëllain e tij, Fatjon Laze. Sipas Policisë së Shtetit personat në fjalë akuzohen për trafik droge dhe për grup të strukturuar kriminal.
Ndërsa më 24 dhejtor policia arreston Edmond Bego, ish presidenti I klubit të Lushnjes. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe është dënuar nga gjykata italiane me 13 vjet burg. Gjithashtu dyshohet se është pjesë e bandës së Lushnjes së drejtuar nga Aldo bare.
Por viktima kanë mbetur Ishte presidenti më i suksesshëm i Tomorrit të Beratit Ardioan çobo. Ai u qëllua më 13 majit të vitit 2000 pranë stadiumit Dinamo në Tiranë së bashku me tre gjyqtarët e ndeshjes.
Ndërkohë 2 vjet më vonë Presidenti i Vllaznisë, Myftar çela u ekzekutua në Tuz të Malit të Zi më 15 qershor 2003. Autor i këtij krimi ishte shqiptaro-malazezi Bajram çulmulaj me të cilin viktima kishte qenë shumë mik.
Ndërsa më 14 dhjetor të vitit 2005, biznesmeni dhe presidenti i Tomorrit Edmond Malollari u ekzekutua me një pistoletë me silenciator në shkallët e pallatit pak metra larg stadiumit "Selman Stërmasi" në kryeqytet. Motivi i vrasjes dyshohej se ishte një borxh i vjetër që Malollari ia kishte marrë disa personave. Të gjitha këto ngjarje përfshihen në futbollin shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›