E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1 në Maqedoni, shkon në 18 numri i viktimave

SHKUP- Arrin në 18 numri i viktimave në Maqedoni si pasojë e virusit A/H1N1, i njohur ndryshe dhe si gripi i derrit. Viktima është një i moshuar 72 vjecar i cili vuante pasojat e një pneuomonie të rëndë si pasojë e prekjes nga virusi A/H1N1. Pacienti ishte shtruar në klinikën e sëmundjeve infektive në qendrën spitalore në Shkup dhjetë ditë më parë. Dje gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi dhe për pasojë nuk arriti të mbijetonte. Aktualisht në këtë klinikë po trajtohen 56 persona nga të cilët 2 në gjendje të rëndë ku po trajtohen me sistem respirator. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›