Rama: I kemi votat për të fituar, nuk kemi nevojë për gjysmat e Saliut
Share
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur gjatë ditës së sotme të zgjedhurit e rinj të Asamblesë, me të cilët ka diskutuar për zgjedhjet e ardhshme. Mësohet se gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se PS i ka votat për të fituar zgjedhjet dhe nuk ka nevojë për gjysmat e Saliut.
Votat ne i kemi por duhet të organizohemi për fitore, duke u organizuar me moral, dhe fitorja nuk do të jetë me iluzion se do të marrim gjysmën e votave të Saliut, sepse ne kemi votat tona, mësohet të jetë shprehur Rama para anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare.