E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja si gjobisin bandat e LSI. Çelmeta: Shko bëji presion atij bythq në Ndroq se nuk është kujtuar fare

Share

Arrestimet e bujshme të zyrtarëve të Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit pranë METE erdhën pas një pune disa mujore të Prokurorisë së Tiranës. Shqiptarja.com siguroi një përmbledhje nga këto hetime, mes të cilave përgjime telefonatash, të cilët prokurorët i kanë realizuar për të vënë përballë fakteve 8 të arrestuarit, njëri prej të cilëve është në kërkim. Ja çfarë u thonte Roland Çelmeta vartësve e inspektorëve.

Përmes përgjimeve telefonike hetuesit kanë verifikuar se 9 të implikuarit në këtë skandal mbanin kontakte të vazhdueshme me subjektet tregtare si pronarë dyqanesh, supermarketesh, furra buke, karburantesh, të cilëve u kërkonin para në shkëmbim të favoreve, duke lëshuar certifikata cilësie të cilat nuk përkonin me realitetin. I gjithë ky shpërdorim detyre, veç dëmit të arkave të shtetit, ka një impakt të jashtëzakonshëm për shëndetin dhe ekonominë e drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Teksti i këtyre telefonatave është tronditës, pasi zbulohet sesi njerëzit e veshur me pushtet u bënin presione të qarta shtetasve, subjekteve private, për të përfituar para. Roland Çelmeta, me postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Metrologjisë dhe Kalibrimit, në telefonata flet me një gjuhë skandaloze

…Në datën 28 Tetor 2011 Rolandi i telefonon Nr.067 20 28 698, i cili i përket shtetasit Armand Xhika me detyre Inspektor dega Tirane. Nder te tjera Rolandi i thote Mandit qe te shkoje te kontrolloje nje pike karburanti ne Yzberisht me pronar Luan Gjonin, sepse pas kontrollit pronari do ti respektonte. Gjithashtu Mandi i thote qe tu thoje dhe kolegeve te tij qe kur te kalojne te karburant Elda ne Ndroq qe te mos futen fare per kontroll atje pasi eshte miku i tyre i perbashket. Pas pak Rolandi e orienton Mandin per te pika e Luanit dhe nderkohe merr dhe Luanin me nr. telefonit 0693067793 dhe i thote qe te takohen bashke me Mandin per ta orjentuar.

Ne date 01.11.2011 Rolandi i telefonon nje shtetasi me nr. 0672036087 (dyshohet Armand Xhika) dhe i thote qe te kaloje ti beje presion atij byth ne Ndroq se seshte kujtuar fare. Ne date 08.11.2011 Landi i kerkon perseri qe te shkoje ti beje presion atij te Ndroqit dhe nderkohe Mandi i thote qe e ke gati ate.

Të gjithë të arrestuarit, duke filluar që nga inspektorët, shoferët, i përgjigjeshin zv/drejtorit të Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit, Roland Çelmeta dhe bashkë me të realizonin presionet ndaj pronarëve të subjekteve të ndryshme tregtare dhe private.

Bie në sy, përmes telefonatave që të akuzuarit shkëmbejnë me njëri-tjetrin, presioni dhe forca që ata ushtrojnë përmes edhe prezencës në terren të tyre. Çdo gjë e bëjnë me të vetmin qëllim: jo misionin e kontrollit dhe garancinë e cilësisë dhe rregullave të ligjit, por vetëm përfitimin financiar dhe personal të tyrin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›