E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet breshka gjigante, peshonte rreth 70 kg

Vlore - Nje specie e rralle breshke eshte kapur mengjesin e djeshem ne gjirin e Zvernecit nga nje peshkatar amator, pak metra me larg shesh-ndertimit te TEC-it prane qytetit te Vlores. Ajo duket se kishte ardhur ne afersi te bregut te bente ritin e zakonshem te breshkave te ujit, te leshonte vezet ne reren e plazhit, por papritur e ka pare veten ne rrjeten e peshkatarit. Breshka peshonte rreth 70 kg dhe mbi samarin e saj kishte te skalitur dhjetera guaska deti. Specia e rralle u leshua serish nga peshkataret ne ujerat e Adriatikut, per te rinisur udhetimin.

O.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›