E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohen 3 te rinj, akuzohen per 14 vjedhje

ELBASAN - Tre te rinj nga Elbasani u arrestuan dje nga policia, pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin akuzohen te kene vjedhur 14 banesa dhe lokale ne periudha te ndryshme. Burime te policise bene te ditur se "Leonard Vetresku ( Dedja), 29 vjec, Alban Bozhiqi, 25 vjec, si dhe Everest Hoxholli, 23 vjec, u arrestuan pas tre muaj hetimesh nga seksioni i krimeve te renda kunder pasurise". Sipas te njejtit burim, ne banesat e tre te rinjve policia sekuestroi ne cilesine e proves sende me vlere, te cilat ishin vjedhur prej tyre kohet e fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›