Abuzimet me trojet, dy bashkiake ne prokurori
Artur Qoraj
Mbivendosje pronash, abuzime me regjistrimin e trojeve turistike dhe kthimi i tokave are ne siperfaqe pyjesh. Bashkia e Orikumit, Qarku i Korces dhe komuna e Dajtit, vihen ne shenjester te Kontrollit te Larte te Shtetit per periudhen e kontrollit 2003-2007. Nje ish- kryetar bashkie, nje ish-drejtues i Keshillit te Qarkut dhe tete anetare te Komisionit te Ndarjes se Pronave jane denoncuar ne prokurori nga KLSH nje dite me pare, per shperdorim detyre dhe abuzime ne miliona leke. Mesohet se dy zyrtaret e kallezuar jane Beqir Kashuri, ish-kryebashkiak i Orikumit dhe Fehmi Xhema, ish-kryetar i Keshillit te Qarkut Korce. Behet fjale per 170 milione leke abuzime e mijera hektare toke turistike apo e preferuar per ndertime, qe u eshte dhene subjekteve te ndryshme ne kundershtim me ligjin. Ndjekje penale eshte kerkuar edhe per nje notere ne Korce dhe marrje masash per zhdemtim te menjehershem. Materiali eshte referuar menjehere ne prokurori per hetime te metejshme. Kontrollit nuk i ka shpetuar as Zyra e Regjistrimit te Pasurive Vlore, ku jane konstatuar 19 raste te shkeljes se regjistrimit te paligjshem te siperfaqes totale ne 157810 m2 dhe 1282328 m2 siperfaqe toke me teper e regjistruar per fshatrat Radhime e Tragjas nga ZVRPP-ja.
Kontrolloret nuk kane vleresuar dem ekonomik, por kane arritur te zbardhin regjistrime te pronave disa here me mbivendosje te trojeve, apo dhenia e siperfaqeve e perseritur per te njejtet persona ne zona te ndryshme. Raporti me i fundit i KLSH-se, vlereson se ka mungese dokumentacionesh te pronesise ne dosje, origjina e siperfaqeve, regjistri, certifikata familjare apo deklarata e heqjes dore nga pronesia. Jane dhene si prone siperfaqe turistike ne masen 123 hektare ne menyre te paligjshme, apo ku 255610 m2 toke qe nuk figuron me si are. Po keshtu 157000 m2 toke bujqesore e ndare me teper nga cfare kane pasur parcelat. "Ne 27 raste aktet e pronesise jane me mbivendosje, deri ne tre pronare me te njejten siperfaqe toke, kurse 965146 m2 toke jane dhene me parregullsi e mungese dokumentacionesh", thuhet ne raportin e KLSH-se. Ne Orikum jane verejtur 121229 m2 toke e ndare per 31 persona, ndersa perfituesit figuronin edhe ne regjistrat e fshatit Dukat te pajisur me toke. Ne fund te inspektimit eshte kerkuar marrja e 33 masave organizative, 2 masa disiplinore, kallezim penal per ish-kryebashkiakun Orikum, Beqir Kashuri, per tete anetare te komisionit, mes te cileve dy kryepleq te fshatit Radhime.
Kontrolloret e KLSH-se kane zbarkuar prej disa muajsh ne qarkun e Korces per te inspektuar dokumentacionin ne institucione per ndarjen dhe regjistrimin e pronave dhe zbatimin e ligjit per Urbanistiken. Raporti ka nxjerre 1,7 milione leke dem ekonomik, ne zerat e mosvjeljes se taksave, TVSH-se dhe mospagimi 1 per qind i vleres se investimit ne urbanistike. Po keshtu eshte zbuluar abuzimi me 3 mije metra katrore truall, qe eshte lejuar te shitet e keqperdoret nga ana e ish-kreut te Keshillit te Qarkut, Fehmi Xhema, ndersa jane lejuar noterizimet e dokumentacioneve. Ndaj zyrtareve eshte kerkuar ndjekja penale nga ana e prokurorise, si dhe per noteren qe ka lejuar legalizimin e akteve. Ndersa jane kerkuar 3 masa organizative, 4 masa disiplinore, 3 verejtje me shkrim dhe nje largim nga puna.
Ne kete institucion vendor nuk ka perfunduar plotesisht kontrolli dhe evadimi, por jane nxjerre shkeljet e kryera gjate verifikimit te dokumentacioneve per pronat. Por dhe demi ekonomik i regjistruar shkon ne 148,8 milione leke i shkaktuar nga mosvjelja e taksave, TVSH-se apo 1 perqindeshi i investimit ne urbanistike si detyrim ligjor. Abuzime jane zbuluar ne shpenzimet operative, telefonike dhe shperblime te jashteligjshme. Gjate verifikimit te dokumentacioneve eshte zbuluar fakti se ne Linze eshte regjistruar 35350 m2 toke e kthyer ne are, ndersa ne te vertete ajo eshte pyll, kurse nje tjeter person ka perfituar 2300 m2 toke padrejtesisht dhe i eshte lejuar regjistrimi i akteve. Pritet qe te konkludohet ne masa konkrete administrative, por edhe denoncime te zyrtareve te kesaj komune.
Keshilli i Qarkut Vlore dhe Bashkia Orikum
Mungesa dokumentacionesh te pronesise, si origjina, regjistri, certifikata familjare, deklarata te heqjes dore nga e drejta
123 hektare toke turistike e dhene si prone ne fshatrat Orikum, Radhime e Tragjas
255610 m2 toke qe nuk figuron si "are", por qe eshte dhene ne akt pronesie paligjshmerisht
157000 m2 toke bujqesore e ndare me teper nga c'kane pasur parcelat
27 raste ku aktet e pronesise jane me mbivendosje, deri ne tre pronare me te njejten siperfaqe dhe akt
965146 m2 toke e dhene me parregullsi dokumentacionesh
121229 m2 toke e dhene ne Orikum per 31 raste, ndersa keta perfitues figuronin me norme te plote ne fshatin Dukat
33 masa organizative, 2 masa disiplinore
Kallezim penal per ish-kryebashkiakun Beqir Kashuri ne Orikum
Kallezim penal per 3 ish-kryetare te komisionit te prones
Kallezim penal per 2 ish-kryepleq ne Radhime, ish-kryetarin e ndarjes se tokes ne Tragjas dhe dy ish-pergjegjes ne Keshillin e Qarkut Vlore
Keshilli i Qarkut Korce
1,7 milione leke deme, mosvjelje taksash e TVSH-se, si dhe mospagimi i 1 per qind te vleres se investimit ne urbanistike
3 masa organizative, 4 masa disiplinore, 3 verejtje me shkrim dhe nje largim nga puna
Largimi nga puna i noteres se Dhomes se Noterise Korce qe ka kryer veprimet abuzive per 3 mije metra katror truall
Kallezim penal per ish-kryetarin e Keshillit te Qarkut, Fehmi Xhema per siperfaqen e mesiperme
Komuna Dajt
148,8 milione leke dem ekonomik ne mospagim taksash, TVSH dhe vleren 1 per qind te investimit ne urbanistik, shpenzime operative, telefonike dhe shperblime te jashteligjshme
35350 m2 toke ne Linze, e kthyer ne are, ndersa figuron pyll
2300 m2 toke qe ka perfituar nje person padrejtesisht
17 masa administrative organizative dhe gjoba ne 100 mije leke
3 masa disiplinore dhe zgjidhje kontrate per 3 punonjes te zyres se urbanistikes ne komune
Pritet rekomandimi per kallezim penal
Zyra e Regjistrimit te Pasurive Vlore
19 raste te shkeljes se regjistrimit te paligjshem te siperfaqes totale ne 157810 m2
1282328 m2 siperfaqe toke me teper e regjistruar per fshatrat Radhime e Tragjas nga ZVRPP