Kapet droga autori i shpeton policise
Policia e Tiranes ka deshtuar dje pasdite ne kapjen e nje shperndaresi te lendes narkotike duke kapur vetem drogen qe ai kishte me vete nderkohe i dyshuari per shperndarjen e saj eshte arratisur. Behet fjale per nje operacion te organizuar ne Laprake ku forcat e antidroges kishin shkuar per te bere blerje te simuluar. Personi i arratisur i cili eshte shpallur ne kerkim nga policia e kryeqytetit kishte lene takim me oficeret e antidroges qe te shiste mallin por menjehere ka pare qe i jane afruar agjentet civile dhe eshte larguar. Ai ka qene ne zonen e disa shtepive te vjetra dhe menjehere ka hyre brenda njeres prej tyre ku mendohet se ka hedhur nje qese me kanabis qe eshte gjetur me pas nga antidroga. Duke kaluar permes nje dritareje i riu eshte larguar nderkohe qe oficeret nuk kane mundur ta kapin. Por per te mos dale duarbosh ata kane marre gjurmet e qeses me droge brenda se ciles jane afersisht 600 grame kanabis. Policia tha se ai eshte shpallur ne kerkim policor nderkohe qe gjate pasdites jane kryer kontrolle ne banesen e tij.