Do lironte vrasesit e denuar pranga kancelares se gjykates
Kancelarja e Gjykates se Krujes bashke me burrin avokat dhe dy bashkepunetore te tjere kane perfunduar ne prangat e policise pasi perfitonin para nga te denuarit per te nderhyre te gjykatesit me qellim qe te fitonin lirine. Behet fjale per vendimet alternative ku shume te denuar kane kerkuar te lirohen duke dhene shuma te ndryshme parash. Madje grupi hetimor operacionin per kapjen e tyre e ka koduar me emrin Liria ne prove pasi vetem lirimi i nje te denuari per grupin kushtonte rreth 10 milione leke te vjetra. Veprimtaria kriminale e tyre eshte vertetuar nga Prokuroria e Tiranes e cila ne bashkepunim me hetimin e krimeve ne Drejtorine e Pergjithshme dje kane derguar ne qeli kater persona. Mes te arrestuarve eshte kancelarja e Gjykates se Krujes burri i saj avokat nje inspektore e regjimit te brendshem ne Spitalin e Burgut dhe pronari i nje lokali ne Shkoder i cili mblidhte parate. Nga te dhenat zyrtare ne lidhje me operacionin Liria ne prove mesohet se Gjykata e Tiranes diten e djeshme ka ekzekutuar vendimet per caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg per shtetasit Flutura Meco me detyre kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje Almir Meco avokat Adriana Xeba me detyre inspektore e regjimit te brendshem te Spitalit te Burgut prane QSUT-se dhe Edmond Kalaja biznesmen dhe i aferm i disa te denuarve.
Te katert jane te dyshuar per kryerjen e vepres penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Sipas akuzes Flutura Meco me detyre kancelare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje ne bashkepunim me Almir Mecon bashkeshorti i saj dhe avokat i licencuar si dhe me Adriana Xeben kane marre para nga persona te denuar per pranimin e kerkesave te tyre ne gjykate. Keto para jane marre me qellim qe te influenconin ne dhenien e vendimit nga gjyqtaret. Almir Meco duke shfrytezuar njohjet e bashkeshortes se tij Flutura Meco ka bashkepunuar me Adriana Xeben. Rasti me i dokumentuar eshte ai me shtetasin Edison Harizaj i cili eshte denuar per nje vrasje dhe dy plagosje ne vitin 1999. Almir Meco i ka marre atij 9.5 milione leke te vjetra. Nje pjese e ketyre parave avokatit i eshte dhene nga shtetasja Adriana Xeba ndersa pjesa tjeter nga te aferm te Edison Harizajt. Lidhjet me Edison Harizajn jane mbajtur nga shtetasja Adriana Xeba deri ne fillim te muajit korrik. Pas ketij momenti Almiri ka hyre ne lidhje te drejtperdrejte me Edison Harizajn dhe te aferm te tij duke u prezantuar edhe si avokat. Gjithashtu prej Almirit eshte insistuar qe shuma e parave te merrej e gjitha para dhenies se vendimit ne dt. 23 korrik 2010. Adriana Xeba duke qene punonjese ne Spitalin e Burgut ka pasur kontakte me shume persona te denuar te cilet jane te interesuar per pranimin e kerkesave te bera prej tyre. Prokuroria tha se nga te aferm te shtetasit Edison Harizaj gjithsej eshte marre shuma prej 11 milione lekesh te vjetra. Adriana ka shfrytezuar njohjen qe kishte me shtetasen Flutura Meco me detyre kancelare ne Gjykaten e Krujes. Kjo e fundit per ta kamufluar kete aktivitet ka lidhur Adrianen me te shoqin shtetasin Almir Meco i cili eshte avokat i licencuar. Megjithate ne valle eshte futur edhe Edmond Kalaja. Ai ka marre parate per ryshfetin nga Fatmir Harizaj i cili eshte i ati i Edison Harizajt. Gjithashtu ai ka mbajtur edhe parate e sjella nga te aferm te shtetasve Saltino Basha dhe Enton Nika nje pjese e te cilave i jane dhene me pas shtetases Adriana Xeba. Lokali i shtetasit Kalaja ka qene si nje lloj agjencie ku silleshin leket te cilat dhe me pas shperndaheshin. Por sa i perket dokumentimit per te gjitha rastet burimet nga grupi hetimor thane se po punohet per gjetjen e provave te pakundershtueshme. Edison Harizaj eshte denuar nga gjykata per vrasjen e Erion Ahmetit me 22 korrik te vitit 1999. Madje gjate ketij atentati jane plagosur edhe dy persona te tjere.