E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertimet te liqeni deshmojne 6 pronare

Hetimet Task-Forca u dergon fletethirrje pasardhesve te familjes Sharra. Do pyeten 30 persona

Prokuroria e Tiranes ka identifikuar pronaret e truallit ku do te ndertoheshin kullat shumekateshe ne afersi te Liqenit Artificial te Tiranes. Rreth 30 persona qe zoterojne siperfaqe toke poshte diges se liqenit do te merren ne pyetje nga njesia Task-Force. Burime nga akuza qendrore thane per gazeten se keto dite kane filluar te therrasin trashegimtaret e pare te familjes Sharra. Gjashte prej tyre kane pranuar ftesen e akuzes dhe kane shpjeguar se kane lidhur kontrata me disa biznesmene ku do te merrnin nje perqindje te caktuar. Ne nje moment ata nuk kane shpjeguar se kane dhene ryshfet per marrjen e lejes se ndertimit. Sipas tyre ne kontratat qe kane nenshkruar me biznesmenet thuhej se keta te fundit merrnin persiper nxjerrjen e lejes se ndertimit. Akuza thote se fletethirrje u eshte derguar te gjithe personave qe zoterojne si trashegimtare te truallit ne fjale ndersa nga verifikimet ka rezultuar se disa prej tyre kane nderruar jete kohet e fundit. Nisur nga keto te dhena akuza thote se do te therrase trashegimtaret e ketyre personave ndersa pas marrjes se deshmive njesia Task-Force do te marre serish ne pyetje disa nga personat qe jane pyetur lidhur me dyshimet per korrupsion ne Bashkine e Tiranes.

Hetimet e prokurorise per akuzat Brace-Vokshi per lejet e ndertimit nga Bashkia e Tiranes dhe menyra e dhenies se koncesioneve te HEC-eve jane drejt fundit teksa hetuesit dhe prokuroret jane ne fazen e fundit te vleresimit te dokumentacionit. Para kesaj faze ate te nje konkluzioni perfundimtar per keto akuza Task-Forca ka derguar te tjera fletethirrje per te saktesuar akuzen e deputetes demokrate Albana Vokshi ndaj bashkise per marrjen e 20 perqindeshit per cdo leje ndertimi. Ne pyetje po merren pjesetaret e familjes Sharra te cilet kane trasheguar truallin ku do te ndertohej nje kompleks pallatesh me nga 30 kate. Pas pyetjes se biznesmeneve Prokuroria e Tiranes ka nisur fletethirrje ne drejtim te pjesetareve te familjes Sharra. Objekti i marrjes ne pyetje eshte vertetimi nese keta familjare kane paguar ose jo ryshfet per te marre lejen e ndertimit ne bashki nepermjet biznesmeneve thane burimet nga organi i akuzes.

Sipas prokurorise njeri nga aksioneret ka bere marreveshje me pronaret e tokes dhe u ka marre atyre miratimin per kryerjen e ndertimit. Mbi kete marreveshje eshte bere edhe nje projekt. Me pas duke shqyrtuar hapesiren e sheshit te ndertimit ku siperfaqja e objektit tejkalonte te 17 mije metrat katrore prone ne zoterimin ligjor te familjes Sharra biznesmeni qe kishte bere marreveshje me ta nuk mund ta kryente i vetem ndertimin apo te mbulonte koston e tij. Ne deshmine e tij ne prokurori biznesmeni ka thene se ai nuk i mbulonte dot shpenzimet pasi projekti ishte tejet i kushtueshem. Ketu kane nisur edhe bisedimet per te afruar biznesmene te tjere ne fushen e ndertimit. Akuza thote se nuk ka prova qe te vertetojne akuzen per marrjen e ryshfetit ne kembim te lejes se ndertimit apo dhe implikimin e Avllajt si ndermjetes per marrjen e saj.

Akuza sqaron se ka pasur marreveshje me pronare te tokes ne ate zone dhe kete fakt e kane deklaruar edhe disa prej biznesmeneve qe jane thirrur per te deshmuar. Pronaret po pyeten rreth hapesires se tokes qe kane ne pronesi si dhe pikerisht per zonen ne te cilen ndodhet prona e tyre pra duke verifikuar njekohshem edhe harten e pronesise dhe dokumentacionin qe e shoqeron ate. Sipas prokurorise KRRTRSH-ja ka firmosur ndryshimin e destinacionit te zones nga zone e gjelber ne zone banimi dhe sherbimesh me pas eshte hartuar edhe plani i ndertimit nga Bashkia e Tiranes maket i bere publik edhe ne media. Gjithcka ka ngecur te miratimi i dyte ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise i cili duhet te miratoje nese ky plan i pervecem i kesaj zone perputhet me planin e pergjithshem te rregullimit te Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›