Presidenti dekreton kreun e ri te Prokurorise se Tiranes
Presidenti i Republikes Bamir Topi ka dekretuar dje kreun e ri te Prokurorise se Tiranes. Sokol Malaj do te marre postin e kryeprokurorit te kryeqytetit pas transferimit te Genti Xholit si prokuror ne Apel. Propozimi per Malajn erdhi nga Kryeprokurorja Ina Rama e cila me pare kishte degjuar edhe nje votim ne Keshillin e Prokurorise se Pergjithshme. Ky i fundit hapi konkursin dhe ne gare u paraqiten dy prokurore. Sokol Malaj u sfidua nga prokurori Besnik Muci edhe ky i fundit me nje CV te pasur. Me pare Muci kishte qene si prokuror ne Tirane dhe aktualisht eshte ne seksionin e Antimafies te Krimet e Renda. Nga votimi Malaj mori pese vota dhe Muci mori vetem nje vote. Emri me i votuar iu dergua Presidentit i cili vendosi vetem ne afatin e fundit per kreun e ri te akuzes ne kryeqytet. Malaj para dekretimit ne Tirane ka qene ne postin e drejtuesit te Prokurorise se Vlores ku ka udhehequr disa nga ceshtjet me te bujshme ate ndaj ish-kreut te Bashkise se Himares Vasillaq Bollano apo edhe disa ceshtje te tjera hetimore ndaj zyrtareve vendore duke i akuzuar ne baze te provave per korrupsion. Kreu i ri i akuzes se kryeqytetit ka mbaruar shkollen e Magjistratures ndersa ka udhehequr disa nga dosjet me te bujshme pas vitit 2004 kur u emerua si prokuror te Krimet e Renda si hetimet ndaj bandave te Durresit e individeve kriminale te akuzuar per trafik armesh droge e prostitucioni.