Kapet drogë do shpërndahej në pubet e Tiranës
TIRANE- Një sasi prej 250 gr kokaine dhe 700 gr kanabis sativa e cila ishte përgatitur për tu shpërndarë nëpër lokalet dhe pubet e kryeqytetit është sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Furnitori”. Në pranga të policisë kanë përfunduar shpërndarësi i drogës, 43-vjeçari Spartak Shyqyri Piciri, banues në Tiranë. Aksioni i policise u krye mbrëmë pranë zonës së Porcelanit në kryeqytet, ku i arrestuari u kap me disa doza kokaine me vete. Ndërsa nga kontrolli i kryer në banesën e 43-vjecarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 250 gr kokaine e ndarë në 350 doza, 700 gramë lëndë narkotike kanabis, një autoveturë të markës Volzëagen Polo me targë TDO 178 E; një motorr të markës Piaggio me targa TR 664 H; disa telefona celularë; një peshore që shërbente për peshimin e dozave; një paisje elektrike, që shërbente për përzierjen e lëndës narkotike me përzjerës të ndryshëm; një pjatë në të cilën kishte mbetje të dyshuara lëndësh narkotike; një morsetë metalike që shërben për presimin e lëndës së dyshuar narkotike.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)