E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-BE-OSBE: Partite te respektojne zerin e qytetareve Qamil Xhani

Tre diplomatet me te rendesishem ne Shqiperi kane kerkuar dje nga klasa politike qe te respektohet vendimi i Kolegji Zgjedhor per zgjedhjet ne Tirane. Kryetari i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, ambasadori Eugen Eollfarth, ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu dhe Kreu i Delegacionit te Bashkimit

Evropian, ambasadori Etore Sequi, ne nje deklarate te perbashket kane theksuar se interesi kombetare duhet te jete mbi ate partizan dhe personal te klases politike. Ne deklaraten e bere diten e djeshme, pasi dy forcat politike kane bere publike qendrimet e tyre per vendimin e Kolegjit, ambasadoret shprehen qarte se duhet te respektohen vendimet e institucioneve dhe te pritet certifikimi i rezultatit final. "U njohem me

vendimin e Kolegjit Zgjedhor shqiptar, si organi me i larte ligjor qe gjykon apelimet zgjedhore. Eshte thelbesore qe te gjitha palet te veprojne, pas ketij vendimi, ne menyre te qete, te pjekur e te permbajtur, duke vene interesin kombetar perpara cdo lloj interesi

partizan vetjak", thuhet ne reagimin e tre diplomateve ne Tirane. Nje tjeter apel i rendesishem ne qendrimin e BE, SHBA dhe OSBE-se eshte dhe ai per pritjen e rezultatit perfundimtar nga institucionet e vendit. "Po aq e rendesishme eshte qe te gjitha palet, partite politike dhe qytetaret, te presin derisa rezultatet perfundimtare te ketyre zgjedhjeve te certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sic kerkohet nga legjislacioni shqiptar", thuhet ne deklarate. Nga ana tjeter, mesazhi i nderkombetareve pas vendimi te Kolegjit thekson dhe rendesine qe ka respektimi i vote se qytetareve. "Ne besojme se me 8 Maj, qytetaret e Shqiperise votuan per kandidatet e zgjedhur prej tyre. Ky ze tashme duhet te degjohet dhe te respektohet nga te gjitha partite politike", thuhet ne qendrimin e tre diplomateve. Gjithashtu, ambasadoret Arvizu, Sequi dhe Eollfarth theksojne se procesi zgjedhor dhe perfundimi i tij sipas afateve ligjore te Shqiperise, po ndiqet me interesin me te madh nga nderkombetaret. "Ne do te ndjekim nga afer permbylljen e procesit zgjedhor dhe shpalljen e rezultateve perfundimtare, si dhe vleresimin e procesit nga misioni i vezhgimit te zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it, duke pasur parasysh shqetesimet e ngritura ne deklaratat tona te meparshme", perfundon deklaratat e ambasadoreve te SHBA, BE dhe OSBE-se ne Tirane. Dy dite me pare kreu i Partise Socialiste, Edi Rama deklaroi se vendimi i Kolegjit eshte i "papranueshem" dhe se opozita do te vazhdoje animimin ne baze te procedurave ligjore. Rama akuzoi anetaret e Kolegjit per deformim te vullnetit te popullit, ndersa shtoi se "fituesi nuk mund te dale humbes".

APELI

Ne menyre te qarte ambasadoret e BE, SHBA, dhe OSBE kane theksuar ne deklaraten e perbashket se subjektet politike duhet te respektojne voten e qytetareve. "Ne besojme se me 8 Maj, qytetaret e Shqiperise votuan per kandidatet e zgjedhur prej tyre. Ky ze tashme duhet te degjohet dhe te respektohet nga te gjitha partite politike", thuhet ne deklarate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›