“Rizgjohet” Ngjela, kerkon ndihmen e Topit per Edi Ramen
Opozita ka kerkuar ndihmen e Presidentit te Republikes, Bamir Topi per te zgjidhur mos marreveshjet politike per procesin zgjedhor ne Tirane. Aleati i Partise Socialiste, Spartak Ngjela deklaroi dje se kreu i shtetit duhet t'i drejtohet Komisionit te Venecias per te zgjedhur fituesin e gares elektorale ne Tirane. Ne nje interviste televizive, Ngjela eshte shprehur se kreu i shtetit ka autoritetin per te vene ne levizje kete institucion nderkombetar. Ai ka theksuar se interpretimi i ligjit nga ana e Komisionit te Venecias do t'i jepte fund debatit per zgjedhjet ne kryeqytet. Aleati i PS-se, Ngjela, e ka argumentuar nderhyrjen e kreut te shtetit ne Venecia, me faktin se Kolegji Zgjedhor "eshte i trembur nga mazhoranca". Sipas tij, ankimimi i ceshtjes ne Komisionin e Venecias, si nje organ i besueshem nga te gjitha palet, do te sillte dhe normalizimin e situates politike ne vend. Ndihma e Komisionit te Venecias kerkohet nga opozita per interpretimin e ligjit ne lidhje me votat e hedhura ne kutine e gabuara, te cilat sipas PS jane te pavlefshme. Sipas juristeve, Komisioni i Venecias mund te vihet ne levizje vetem ne Gjykata Kushtetuese. Ndersa kesaj te fundit mund t'i drejtohet kreu i shtetit, ose nje grup deputetesh. Kerkesa e opozites per kreun e shtetit vjen pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, i cili rrezoi pretendimet e opozites per garen ne Tirane dhe argumentet e saj per shkelje te ligjit nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Partia Socialiste kerkoi anulimin e vendimit te KQZ, i cili i shpalli te vlefshme votat e hedhura ne kutite e gabuara dhe nxori fitues kandidatin e mazhorances, Lulzim Basha me 81 vota. Thirrja e aleatit te opozites per kreun e shtetit vjen dy dite pas deklarates se kreut te PS-se, Edi Rama per nderhyrjen e nderkombetareve per zgjedhjet ne Tirane.