E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet drogë në Tepelenë dhe Gjirokastër, 1 i arrestuar

167 rrënjë kanabis sativa janë sekuestruar mëngjesin e së dielës nga forcat e policisë në vendin e quajtur "Përroi i krahës" në komunën Krahë të Tepelenës. Bima narkotike kultivohej mes pemëve dhe shkurreve të përroit të fshatit. Bimët narkotike të kultivuara varionin nga 130 deri në 170 cm gjatësi.

Zbulim i lëndës narkotike u arrit falë filmimeve të kryera nga monitorimi me helikopter i territorit të Rrethit Tepelenë për evidentimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike. Gjatë Operacionit të realizuar , rreth orës 04:00 të mëngjezit në parcelën në vendin e quajtur "Përroi i Krahësit u zbuluan 167 gropa të mbushura me pleh ku në çdo grope kishte të mbjelle nga një rrënjë bime kannabis Sativa. Policia ka identifikuar kultivuesin dhe e ka shpallur në kërkim ndërsa për arsye hetimi nuk bën me dije gjeneralitetet e tij.
 

Ndërkohë në një tjetër operacion policia e Gjirokastrës sekuestroi 2 kilogramë marijuanë dhe u prangos poseduesi i saj, Arenc Haxhiraj 21 vjeç. Policia bëri me dije e pas informacioneve të siguruar në rrugë operative ushtroi kontroll në banesën e të riut ku u gjetën dy pako të mbështjella me letër natriban me peshë 2 kilogramë marijuanë. Ky shtetas lëndën narkotike e kishte blerë në fshatin Lazarat dhe do ta shpërndante në formë cigaresh.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›