Vrasja në Sauk, policia: Ngjarja pas një sherri banal

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e ndodhur pasditen e djeshme në Sauk. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e Çollakajve ku 31-vjeçari Remzi Çollaku ha humbur jetën pasi është qëlluar me mjete të forta nga 28-vjeçari Florenc Zajmi, i cili është arrestuar nga policia vetëm 30 minuta pas kryerjes së krimit.
Sipas policisë konfrontimi mes dy shtetasve ka nisur për arsye banale, ndërkohë që viktima dhe autori i vrasjes ndodheshin në lokal.
E gjithë historia duket se ka motiv një sherr banal të nisur në një local në lagjen e Çollakajve ku viktima dhe autori ishin duke konsumuar pije alkolike.
Sipas zëdhënëses së policisë në fillim ata janë konfrontuar me grushta ndërsa më pas janë përdorur edhe mjetet e forta.
Menjëherë 31-vjeçari është dërguar nga banorët e zonës së spitalin e Sonatoriumit por nuk ka mundur dot të jetojë si pasojë e plagëve të marra.
Pas sherrit në lokal Florenc Zajmi është larguar menjëherë nga vendngjarja por është arrestuar 30 minuta më pas në banesën e vjerrit të tij.