E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet Kushtetuese, Alibeaj: Mbi baza profesionale

TIRANË- Ndryshimet në kushtetutë duhet në vijnë pas një diskutimi profesional e jo emocional dhe politik. Kështu ka deklaruar deputeti i partisë demokratike Enkelejd Alibeaj, gjatë simpoziumit të parë me temë duhet të ketë ose jo ndryshime në Kushtetutë.

“Dëshira, kërkesat për të sjellë ndryshime Kushtetuese të opinionit politk madje do të duhen të fokusohen mbi të gjitha në mundësinë teorike dhe praktike, se sa të vlefshme mundet deh duhet të jenë ato. Të mos jenë thjeshtë dhe vetëm dëshira politke, por mbi të gjtiha jenë mundësira profesionale”,- theksoi Alibeaj.

Çështjet e së Drejtës Kushtetuese u diskutuan sot në një simpozium, me një panel me ekspertë dhe profesionistë të së drejtës kushtetuese, organizuar në Tiranë nga qendra Ekipi për Edukim dhe Informim Ligjor, me mbështetjen e OSFA Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, me qëllim nxitjen dhe mbështetjen e debateve publike për çështjet që prekin fushat kryesore të sistemit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›