E Diel, 1 Nëntor 2026

Super-operacioni i policisë për të kerkuarit, arrestohen 4 persona

TIRANË- 4 persona kanë rënë në prangat e policisë në kuader të operacionit policor të djeshëm të koduar “Vjeshta 2”, ku mjaft rrugë dhe kryqëzime të Tiranës u blinduan me policë.

49-vjecari Gjergji Sino është një nga të arrestuarit. Ai ishte dënuar me 6 muaj burg për vjedhje në bashkëpunim. Në pranga ka rënë gjithashtu edhe 21-vjecari Liridon Frroku i dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg për plagosje të rëndë me dashje.

21vjecari Gerti Haruni është arrestuar për armëmbajtje pa leje, kurse i fundit Lorenc Sadikaj 23-vjec është arrestuar në flagrancë me 200 gram kanabis.

Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe 3 makina luksoze të vjedhura.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›