Kapet flakë klubi i natës, vdesin gjashtë serbë

Policia tha se zjarri filloi rreth orës 02:00 të mëngjesit me orën lokale, gjatë një performance në klubin e natës “Contrast”.
Në kohën e rënies së zjarrin në klub ndodheshin 300-350 persona. Tre meshkuj dhe tri femra në të njëzetat humbën jetën në përpjekje për të dalë nga klubi, tha zyrtari i policisë, Predrag Mariç.
Policia serbe tha se me shumë mundësi shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Pronari i klubit dhe dy të tjerë janë vënë në pranga.
Mariç tha se viktimat kishin humbur jetën si pasojë e asfiksimit. “Njëri prej tyre ishte vetëm gjysmë metre larg daljes”, tha ai. /Start/F. P/
2012-04-02 11:30