E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia parandalon një vrasje

Në pranga përfundoi shtetasi Denis Demiri, 38-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas u arrestuar, pasi po përgatiste të kryente vrasjen e shtetasit F.A, banues në Kinostudio, pas një sherri për motive xhelozie te ndodhur ndërmjet tyre disa ditë më parë. Konkretisht, shtetasi Denis Demiri,  u kap me një armë zjarri në brez, të mbushur me fishekë gati për qitje, në prani të 3 personave në lidhje shoqërore të tij me precedentë penalë.

Në cilësinë e provës materiale u kap dhe sekuestrua arma e zjarrit pistoletë “TT”, me një krehër pistolete me 8 copë fishekë në. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tirane për veprime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-04-02 10:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›