E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet hajdutja specialiste e butikëve

Një 34-vjeçare kishte gjetur një ide gjeniale për të pasuruar gardërobën e saj. Shkonte në qendrat tregtare dhe hiqej si e pasur. Vizitonte pavijonet e dyqanit dhe provonte disa rroba. Në trup arrinte të vishte edhe katër bluza dhe me një mekanizëm të pajisur me magnet arrinte të çaktivizonte mikroçipin e alarmit dhe të nxirrte nga dyqanet veshje luksi. Policia e Tiranë tha dje se ka arrestuar Lindita Hajdarajn, 34 vjeçe, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë. "Shtetasja në fjalë është kapur në flagrancë, duke vjedhur në një prej dyqaneve të një qendre tregtare. Këtë vjedhje dyshohet se e kryente me anë të një mekanizmi me magnet, i cili shërbente për çaktivizimin e mikroçipit të alarmit të rrobave", thanë burimet nga policia e kryeqytetit, të cilët izoluan mjeshtren e vjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›