E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet i arrestuari për trafik veprash arti

Gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur lirimin nga paraburgimi të 30-vjeçarit Mirel Starova, i arrestuar rreth një muaj më parë për trafikim të veprave të artit dhe kulturës. Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën avokati i zgjedhur prej tij, Arenc Berati. Mbrëmjen e së mërkurës, Starova ka lënë birucat e paraburgimit dhe është rikthyer pranë familjes së tij, ndërkohë që do të jetë i detyruar të shkojë në organet e drejtësisë për të dhënë shpjegime. Ndërkohë, burime të organit të Prokurorisë së Beratit thanë dje për "Shqip" se, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit, 30-vjeçari nuk mund të përjashtohet nga akuza. Prokurori Klodian Braho tha se akuza është e vërtetuar me prova të pakundërshtueshme dhe se ai do të përgjigjet penalisht njësoj si babai i tij, Sami Starova dhe bashkëpunëtori Bujar Dine.

m.h.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›