E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i kërkon Priftit reforma

Duke marrë shkas nga raportet e ndërkombëtare se një biznesi i duhen rreth 144 ditë për t‘u lidhur me energjinë elektrike, Kryeministri Berisha kërkoi nga ministri Dritan Prifti marrjen e masave të menjëhershme. "Të merren masat e menjëhershme që këto autoritete ta shkurtojnë në mënyrë drastike kohën e nevojshme për lidhjen e energjisë për bizneset, në jo më shumë se 40 ditë", iu drejtua Kryeministri Priftit. Një tjetër shqetësim i Kryeministrit ishte numri i lartë i inspektorateve. "Një ndër problemet e mëdha të këtij vendi është numri i madh i inspektorateve, e cila nuk ka qenë vetëm një sëmundje shqiptare. Reforma parashikon reduktimin e domosdoshëm të numrit të inspektorateve. Në procesin e reformimit të inspektorateve vende të ndryshme kanë arritur objektiva të ndryshëm. Në qoftë se nuk arrijmë në një transformim të thellë të këtij sistemi, nuk mund të kemi kompetivitetin e duhur, apo lirinë e duhur të tregut, etj.", theksoi kreu i qeverisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›