Kapet, ishte në kërkim për kultivim droge
20/06/2009 Ishte dënuar dhe me burgim
Seksioni i Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së qarkut në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër kanë bërë të mundur ditën e enjte kapjen e shtetasit Kol M., vjeç 48, lindur në fshatin Curraj i Epërm, komuna Lekbibaj, Tropojë dhe banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Burimet zyrtare policore shprehen se kapja e këtij shtetasi u bë për arsye se, ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim që më datë 03.03.2009, pasi gjykata e rrethit Tropojë me Vendim të datës 17.07.2008, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie, për veprën penale të “kultivimit të lëndëve narkotike”. Shtetasi Kol Mehmetaj u kap në fshatin Grudë e Re, pikërisht në banesën e tij. Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe është njoftuar komisariati i policisë Tropojë, për të marrë shtetasin në fjalë.