E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet 36-vjeçari, akuzë për shfrytëzim prostitucioni

20/06/2009  Një 36-vjeçar është ndaluar pasi akuzohet se ka shfrytëzuar ish të dashurën e tij si prostitutë në Itali. Ndalimi i 20-vjeçarit G. Çoku me banim në Elbasan erdhi pasi është shpallur në kërkim pas denoncimit të një vajze. R. V me banim në Elbasan i është drejtuar policisë ku ka deklaruar se një vit më parë në maj 2008 është shfrytëzuar nga 36-vjeçari si prostitutë. Pasi kanë dokumentuar dëshminë efektivat kanë kërkuar urdhër ndalimi për shtetasin Çoku për të cilin është konfirmuar nga Prokuroria urdhri dhe është realizuar edhe shoqërimi në polici i të riut. Femra që ka denoncuar ka treguar se me të ndaluarin kanë qenë të dashur dhe kanë shkruar bashkë në Itali, por ky i fundit një vit më parë e ka detyruar të prostituojë në shtetin fqinj. Vajza ka arritur t’i shpëtojë atij dhe në mundësinë e parë, pasi është kthyer në Shqipëri ka depozituar edhe kallëzimin. Gjithsesi policia ende nuk publikon detaje të rastit deri në verifikimin e plotë të kallëzimit të femrës. Po hetohet edhe mundësia e një dëshmie të rremë për hakmarrje personale. L. Lleshi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›