Debati i munguar i Shqipërisë
20/06/2009 Një debat politik konstruktiv mes dy liderëve të pozitës dhe opozitës, pikërisht përpara mbarimit të procesit të zgjedhjeve elektorale, do të ishte një shembull i mirë për demokracinë në Shqipëri, por dhe një mesazh i qartë për publikun se demokracia në Shqipëri ka arritur një nivel të lartë pjekurie. Në fund të fundit, një debat politik ballë për ballë dhe përpara publikut të gjerë dëshmon për një standard demokratik, të cilin e meriton një vend anëtar i ri i NATO-s si Shqipëria, e cila aspiron të bëhet edhe pjesë e Bashkimit Europian. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka bërë tentativën e saj të dytë për t’u ulur në të njëjtën tryezë me dy liderët më të mëdhenj të politikës në vend - Sali Berisha dhe Edi Rama. Gjithashtu “AmCham”-i u përpoq për të përcjellë tek anëtarët dhe te publiku i gjerë në Shqipëri një mesazh të qartë për ato çështje të rëndësishme dhe që shqetësojnë cilindo në Shqipëri, si: puna, taksat, rritja ekonomike dhe transparenca. Këto janë çështjet më thelbësore për t’u shqyrtuar nëse Shqipëria vërtet do të anëtarësohet në BE në të ardhmen si një vend i barabartë me të tjerët. Dy liderët kryesorë kanë pranuar në parim ftesën dhe nuk kanë hezituar t’i thonë “po” Dhomës Amerikane, dhe kanë shprehur konsideratat e tyre pozitive për formatin e propozuar. Por fatkeqësisht dy liderët e politikës kanë anashkaluar një detaj të hollësishëm - atë të përcaktimit të datës së debatit përpara zgjedhjeve. Ndërsa po dërgonim revistën për publikim dhe pas shumë kujtesash javët e kaluara, asnjëra nga partitë nuk ka rënë dakord për datën e takimit. Ne e kuptojmë se ky nuk ishte një refuzim ndaj organizatës sonë, as një refuzim për një debat ballë për ballë, por ky nënvizon faktin se dy liderët e dy partive më të mëdha politike në vend nuk janë gati të takohen dhe të ulen në të njëjtën tryezë në publik dhe të flasin me vetëbesim për planet e tyre të ardhshme për Shqipërinë. Ne ofruam një platformë profesionale, e cila përdoret në Europë, por edhe në Ballkan, një forum pa replikë për të evituar konfliktet e mundshme dhe një standard ndërkombëtar komunikimi, i cili do t’i tregonte Europës dhe gjithë botës se politika shqiptare ka ndryshuar. Ndërsa menduam se sfidat e këtij viti në organizimin e debatit nuk do t’i pengonin dy liderët për t’u përballur me njëri-tjetrin, në fakt u gabuam. Katër vjet më parë ftesa jonë u pranua publikisht si një përpjekje për të krijuar një frymë të re të marrëdhënieve publike mes qytetarëve dhe politikës. Megjithatë, njëra prej partive e refuzoi ftesën tonë dhe debati u anulua.
Këtë vit kemi heshtje zyrtare
Çfarë kanë planifikuar të bëjnë dy liderët e politikës katër vjetët e ardhshme me ekonominë dhe si do të punojnë ata me komunitetin e biznesit në vend në mënyrë të hapur dhe transparente?
Vetë këtë dëshironim të dëgjonim prej tyre.
Ftesa zyrtare drejtuar zotit Berisha dhe zotit Rama ditët e para të muajit maj kishte për qëllim të ftonte dy liderët në një forum biznesi, i cili do të përdorte një format europian komunikimi, që shmangte konfliktet dhe ne pritëm që dy liderët të uleshin në të njëjtën tryezë me elitën e biznesit në Shqipëri - të gjithë në të njëjtën çati. Megjithatë, ne besojmë se populli shqiptar është i gatshëm ta pranojë dhe ta përqafojë transparencën dhe dialogun e hapur, dy shtyllat kryesore të çdo demokracie në vend, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria. Megjithatë, ne do t’i bëjmë publike dhe do t’i adresojmë hapur ato çka do të dëshironin të dëgjonin komuniteti i biznesit dhe anëtarët e Dhomës Amerikane nga dy liderët e politikës gjatë këtij debati.
Philip H. Bay
President
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri