E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet kafe kontrabandë

Kapshticë

Sektori i antikontrabandës njoftoi dje kapjen e një sasie 2600 tonë kafe, në tentativë për të mos paguar taksat në Doganën e Kapshticës, Korçë. Malli ishte kafe kokërr e papjekur që kalonte kontrabandë dhe ishte ngarkuar në furgon me targa të Korçës, i fshehur në dysheme. Pronari i mjetit transportues pranoi shkeljen e ligjit, për pasojë u gjobit plus detyrimit doganor me pesëfishin e këtij detyrimi, me shumën prej 2 094 090 lekësh. Kohët e fundit është vënë re shtimi i rasteve të kalimit të mallit kontrabandë dhe aksioneve të shpeshta të doganës, të cilat kanë rezultuar në vlera të vogla. Ndryshimi i ligjit për akcizat ka shërbyer si mjet për lëvizjen e kontrabandistëve, me qëllim përfitimi.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›