E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet krokodili që peshon një ton (FOTO)

Një krokodil gjigant i ujërave të kripura, që peshon më shumë se një ton, është kapur në jug të Filipineve pas një seri sulmesh ndaj njerëzve dhe kafshëve, njofton BBC.

Ai është i gjatë 6.4 metra dhe peshon 1.075 kilogram. Zyrtarët thonë se është më i madhi që është kapur ndonjëherë. Ky krokodil jeton deri në 100 vjet dhe mund të rritet deri në 7 metra.

Më shumë se 100 burra nga rajoni i varfër u angazhuan në aksionin për kapjen e krokodilit, përgjegjës për vrasjen e të paktën një peshkatari. Tani ai mendohet se do jetë një tërheqje për turistët në një park natyror që do ngrihet aty.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›