I shkollon në Britani
Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 10:31
Angelina Jolie ka vendosur që kalamajtë e saj t’i dërgojë në një shkollë fillore, që gjendet në jugperëndim të Londrës, sepse Brad Pitt është duke e xhiruar filmin atje.
Familja po rri në Londër në vilat e Richmon, përderisa Brad po e xhiron filmin “World War Z”. Gjashtë fëmijët e tyre e kanë kaluar verën jashtë shkollës, duke peshkuar dhe udhëtuar, shikuar film, por tani duhet të shkojnë në shkollë.
“Fëmijët janë në një shkollë në SHBA, por tani prindërit dëshirojnë t’i regjistrojnë në Britani”, tha një burim.